“Përgatitje për terrorizëm”, akuza për serbin e kapur me 12 kg lëndë plasëse

10/07/2015 00:00

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur këtë të premte akt-akuzën pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit Sllobodan Gavriç, për veprën penale “të përgatitjes së terrorizmit”.

Gavriç u arrestua dhjetorin e vitit të kaluar me rreth 12 kilogramë lëndë shpërthyese që u gjet në bagazhin e automjetin e tij. Ai u ndalua në lagjen “Arbëria” nga Policia e Kosovës pas kontrollit të kryer.

Ndaj Gavriç u ngrit akuza e “përgatitjes së veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”.

Pjesë e hetimeve ka qenë edhe një grup ekspertësh të FBI-së, ndërsa prokuroria ka kërkuar që prej muajit dhjetor mbajtjen në arrest të Gavriç, si dhe shpalljen e tij fajtor në përfundim të gjykimit.
 

Top Channel