Grabitjet, vëllezërit binjakë shqiptarë hutojnë hetuesit italianë

10/07/2015 00:00

Binjakë. Identikë. Janë dy vëllezërit shqiptarë të akuzuar për më shumë se 100 vjedhje në shtetin fqinj. Edmond dhe Eduard Trushi, 30 vjeç, janë arrestuar në Saluzzo në akuzën e vjedhje. Ata u arrestuan gjatë një operacioni të koduar “Binjakët”.

Gjatë kontrollit në shtëpi, bëjnë të ditur mediat e shteti fqinj, vëllezërve u janë gjetur sende të vjedhura prej tyre, me vlerë rreth 25 mijë euro.

Fakti që janë binjakë, tërësisht identikë, ka ngatërruar e hutuar jo pak hetuesit italianë, të cilët fillimisht mendonin se bëhej fjalë për një person, – raporton “La Stampa”.

Për të komunikuar mes tyre, vëllezërit shqiptarë përdornin numra telefoni të vendeve jashtë BE-së, si nga Gambia, Mozambiku apo Pakistani, dhe i ndryshonin ato herëpashere.

Top Channel