Shuhet në moshën 83-vjeçare aktori Omar Sharif

10/07/2015 00:00

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Omar Sharif, aktori egjiptian që mori famë në filmat “Princi i Arabisë” dhe “Doktor Zhivago”.

Në maj të këtij viti djali i tij bëri të ditur se aktori vuante nga sëmundja e Alzheimer. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga Al Arabiya News Channel.

Sharif ka lindur në Egjipt nga prindër libanezë dhe sirianë, që i vunë atij emrin Micher Demitri Chalhoub, në vitin 1932. Ai është rritur me frymën katolike romake dhe është diplomuar për matematikë e fizikë, para se të merrej me biznesin e drurit të familjes së tij.

Sharif ka luajtur në një numër të madh filmash egjiptianë të viteve ’50 dhe u martua me aktoren egjiptiane, Faten Hamama, me të cilën ka luajtur në filmin “Dielli i shndritshëm” më 1952. Ai u kthye në musliman për t’u martuar me Hamama.

Çifti ka një djalë, Tarek Sharif, dhe u nda në vitin 1974. “Princi i Arabisë” më 1962 e bëri atë një yll ndërkombëtar, duke fituar “Oscar” për rolin e tij si Sherif Ali.

Top Channel