Shpërthimi plagos 2 punëtorë, pranga pronarit të punishtes në Berat

10/07/2015 00:00

Dy persona kanë mbetur të lënduar pasditen e së premtes në fshatin Morave të Beratit, pasi një kaldajë ka shpërthyer teksa ata ndodheshin në ambjentet e punës.

Sipas një njoftimi për shtyp të policisë lokale, personat e plagosur janë shtetasit me inicialet P.V 64 dhe M.K, 51 vjeç, i cili për shkak të plagëve të rënda është dërguar për mjekim në spitalin e Tiranës.

Ndërkohë, uniformat blu të qytetit kanë vënë në pranga përgjegjsëin për mirëmbajtjen dhe kontrollin teknik të punishtes ku ka ndodhur ngjarja, shtetasin Emiljano Ahmebegaj.

Arrestimi i 32-vjeçarit ka ardhur pasi ai ka konsumuar elementë të veprës penale të “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.

Punishtja e menaxhuar nga shtetasi Ahmetbegaj merret me përpunimin e bimëve medicinale, thuhet më tej në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Policisë të Beratit.

Top Channel