Aksione antikanabis në Krujë, asgjësohen mbi 2600 rrënjë

10/07/2015 00:00

Në Krujë, policia po vijon operacionet kundër kultivimit të kanabisit, aksione që janë kurorëzuar me asgjësimin e sasive të konsiderueshme të bimëve narkotike.

Kështu, në një operacion në orët e pasdites së të premtes është zbuluar një parcelë me mbi 2600 rrënjë, të cilat janë asgjësuar me djegie.

Operacioni, sipas një njoftimi për shtyp nga komisariati lokal, është realizuar nga agjentët e policisë dhe ata të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Bimët e kultivuara janë gjetur në fshatin Ranxë të komunës Cudhi, saktësojnë më tej autoritetet lokale.

Top Channel