Denoncimi në Komisariatin Dixhital, arrestohen me drogë 3 të rinj

10/07/2015 00:00

Denoncimet e qytetarëve në Komisariatin Dixhital janë ndjekur nga agjentët e seksionit të Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Korçës, të cilet kanë arrestuar 3 të rinj, për posedim dhe shpërndarje narkotikësh.

Sipas një njoftimi për shtyp, personat e arrestuar janë shtetasi Atrem Zallëmi, 26 vjeç, i cili u kap në posedim të 6 dozave me drogë, si dhe shtetasit me iniciale U.S dhe K.K, secili 17 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale agjentët e Antidrogës kanë sekuestruar 6 doza lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, si dhe dy telefonë celularë që përdoreshin nga të arrestuarit për të koordinuar shpërndarjen e drogës.

Mësohet se materialet i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm të çështjes ndaj tre të rinjve.

Top Channel