Kalifornia nuk ka dalë ende nga thatësira më e madhe, që për shumë specialistë është më e madhja në 1 mijë vite, por në një cep të saj, ndodh krejt e kundërta.

Autoritetet amerikane u këshilluan të gjithë qytetarëve që udhëtojnë drejt Parkut Yosemite, në malet Sierra Nevada, që të marrin me vete zinxhirët, pasi në këtë zonë ka rënë dëborë dhe ka ngrica në rrugë.

Dëbora ka zbardhur pjesën lindore të këtyre maleve dhe në disa zona ka kapur lartësi deri në 10 centimetra.

Edhe pse ndodhet në një lartësi të konsiderueshme mbi nivelin e detit, dëborë në këtë periudhë të vitit nuk ishte dëshmuar asnjëherë në Parkun Yosemite.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel