Somali, sulm në dy hotele nga militantët e al-Shabaab

11/07/2015 00:00

Të paktën 6 civilë mbetën të vrarë kur militantët e organizatës terroriste al-Shabaab kryen sulme në dy hotele në qendër të kryeqytetit të Somalisë.

Në fillim është sulmuar hoteli “Wehliya”, ku menjëherë sulmi u mor përsipër nga terroristët, të cilët thanë se kishin rrethuar edhe një tjetër hotel pranë pallatit presidencial, ku për orë të tëra vazhdoi shkëmbimi i zjarrit me forcat e sigurisë. 

“Tre militantë janë vrarë, ndërsa një tjetër hodhi veten në erë në një makinë. Tashmë operacioni ka përfunduar. Fatkeqësisht mbetën të vdekur 6 civilë”, tha një oficer i policisë për “Reuters”.

Hotelet frekuentohen nga zyrtarë të lartë të qeverisë, por identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur.

Top Channel