Vritet me armë zjarri një 26-vjeçar në malin e Gramozit

11/07/2015 00:00

Një vrasje tronditëse është shënuar në malin e Gramozit në Ersekë, ku një bari 26-vjeçar është qëlluar me mitroloz nga një person tjetër, ndërsa shkak ka qenë një konflikt për kullotën.

Marjo Laho është qëlluar në mënyrë makabre teksa ka qenë duke ngrënë darkën në stanin ku punonte si bari, ndërsa autori është identifikuar si Abaz Isai, 54 vjeç.

Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ndodhi në malin e Gramozit pranë Piramidës nr.4, ku pas një konflikti për motive të dobëta, mes dy barinjve shtetasi, Abaz Isai, banues në Kreshovë-Ersekë ka plagosur me armë zjarri shtetasin Mario Laho, vjeç 26, banues në fshatin Starje.

Pavarësisht se i riu u dërgua për mjekim në Spitalin Rajonal, ka ndërruar jetë.

Familjarët e viktimës tregojnë se konflikti kishte nisur prej disa ditësh dhe se mund të ishte parandaluar.

Autori mundi të largohet me kafshë përmes kufirit të gjelbër për në Greqi.

Top Channel