Harry Styles rrëzohet në skenë (Video)

11/07/2015 00:00

Harry Styles ka kaluar eksperiencën më të keqe që një këngëtar mund të ketë në skenë, të rrëzohesh teksa performon.

Frika më e madhe e këngëtarit duket se është bërë realitet, pasi ai është rrëzuar teksa po performonte në një prej koncerteve të tij në Kaliforni.

Videoja e incidentit që ka pushtuar mediat online, tregon momentin që 21-vjeçari bie në tokë përball fansave që bërtasin dhe duket se shkak i këtij incidenti ka qenë mikrofoni, i cili e ka tërhequr atë, duke bërë që të humbasë ekuilibrin.

Top Channel