Delvinë, posedonte armë e municione, pranga 67-vjeçares

11/07/2015 00:00

Policia e Delvinës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka vënë në pranga mëngjesin e së shtunës një grua 67-vjeçare për armëmbajtje pa leje.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave gjatë kontrolleve në banesën e shtetases Trëndafile Nikolla, në lagjen “Lejla Malo”, janë gjetur një pistoletë, 5 fishekë dhe 2 krehëra.

Objektet në fjalë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që 67-vjeçares i janë vënë menjëherë prangat, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve.

Top Channel