Dhuna në familje, pranga një 26-vjeçari në Berat

11/07/2015 00:00

Pas sinjalizimeve të marra nga qytetarët, forcat e policisë së Beratit kanë ndërmarrë në orët e fundit një seri operacionesh për parandalimin e dhunës në familje.

Kështu, në orët e mbrëmjes së të premtes është bërë arrestimi i shtetasit me inicialet F.G., 26 vjeç, nën akuzën e ushtrimit të dhunës ndaj prindërve të tij.

Materialet i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit, e cila do të vijojë procedimin penal për akuzën “dhunë në familje”.

Për të njëjtën akuzë, ndaj një 30-vjeçari banues në Berat ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, pasi ai kryente veprime agresive në dëm të të atit.

Ndërkohë, mëngjesin e së shtunës, nga ana e seksionit për krimet në familje është plotësuar kërkesa për mbrojtjen e shtetases Gj.D, 36 vjeçe, ndaj të cilës bashkëshorti i saj ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike.

Top Channel