Tiranë, tritol të afërmit të një ndërtuesi, shmanget atentati

11/07/2015 00:00

Ervis Ymerit, 31 vjeç, dita i ka nisur me një zbulim që i ka shpëtuar jeten. I riu nga Tepelena, dhëndërri i një ndërtuesi pallatesh, sapo ka dalë nga banesa në rrugen e Qelqit, në Kombinat, ka vënë re një pako të dyshimtë të instaluar afer marmitës së makinës së tij.

Menjëherë ai ka njoftuar me telefon sallën operative të policisë.

Policia thotë se në automjetin tip Fiat me targat “AA021HD”, të marrë me qira nga 31-vjeçari, ishte vendosur sasia prej tre kallëpesh tritol 200 gramësh.

Policia e Komisariatit të Kombinatit dhe Njësia Antieksploziv RENEA, kanë kryer çaktivizimin e lëndës plasëse, duke parandaluar në këtë mënyrë një ngjarje tragjike të mundshme.

Top Channel