A mund të shpëtojnë botën vegjetarianët?

11/07/2015 00:00

Po konsumojmë mish më shumë se më parë, por oreksi ynë i pangopur, që tek hamburgerët, rostot e pulës etj., kanë efekt serioz mbi mjedisin. Kështu thonë studiuesit.

Duke folur për “Daily Mail”, studiuesit mendojnë se industria e bagëtive është përgjegjëse për rritjen e emëtimeve që shkaktojnë efektin serë, shpyllëzimin dhe madje edhe cilësinë e ujit. Shkencëtarë të dy universiteteve të njohura në Angli dhe Gjermani (East Anglia dhe Freifswald) janë të mendimit që, nëse përdoret masivisht dieta vegjetariane mund të shpëtojmë ambientin.

FAO, Organizata për Ushqimin dhe Agrikulturën e OKB-së, nënvizon se rritja e prodhimit blegtoral kërcënon 306 nga 825 rajone dhe 23 nga 35 pika të nxehta të biodiversitetit global. “Produkti i mishit është lidhur 18 për qind me shkarkimin e gazeve serë, për shkak të metanit të emëtuar nga kafshët dhe shpyllëzimit”, thuhej më  tej në artikullin e “Daily Mail”. Madje, FAO vlerëson se bujqësia përbën 30-35% të emisioneve të gazrave serrë në total, më shumë se shpyllëzimi.

Artikulli thotë gjithashtu se të konsumosh mish kontribuon edhe në ndotjen e liqeneve me ujëra të ëmbla. Kafshë përdorin më shumë ujë se bimët, dhe mbetjet e kafshëve, antibiotikët, hormonet, ashtu si pesticidet që përdoren për bimët, luajnë rol kryesor në përkeqësimin e cilësisë së ujit.

Gjithnjë sipas “Daily Mail”, mishi ka dhe një kosto njerëzore, duke shpjeguar se konsumimi i saj shkakton konflikte sociale për shkak të kërkesës për kullota dhe ushqimit për rritjen e kafshëve.

Studiuesit shtojnë: “Një mësim i rëndësishëm nga ky artikull është se, sektori i blegtorisë ka ndikim të thellë në mjedis dhe në jetën sociale, ndaj duhet të renditet si një nga temat kryesore për politikat e qëndrueshmërisë”.

Top Channel