5 milionë dollarë për 50 Cent…

11/07/2015 00:00

50 Cent ka humbur betejën e tij rreth një videoje intime. Reperi 40-vjeçar është detyruar nga gjykata t’i paguajë një shumë prej 5 milionë dollarësh një nëne nga Florida, e cila pretendon se reperi i ka dëmtuar imazhin, duke postuar një video intime të saj në rrjetet online.

Këngëtari nuk ishte i pranishëm në momentin që u shpall ky vendim. U tha se 50 cent ka qenë duke festuar 40-vjetorin e lindjes së tij. Megjithatë, një nga avokatët e tij tha se reperi “është shumë i zhgënyer nga ky vendim i gjykatës”.

Top Channel