“Guri i Jetës”, ngrihet në qendër të Tiranës vepra e Ibrahim Kodrës

11/07/2015 00:00

Nga sot, në qendër të Tiranës do të jetë për të gjithë artdashësit vepra e artistit të madh Ibrahim Kodra, e quajtur “Guri i Jetës”.

Vepra, e realizuar nga artisti posaçërisht për Shqipërinë, është vendosur në qendër të Tiranës.

Në ceremoninë e vendosjes së kësaj vepre ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, përfaqësues të familjes Beshiri, të Fondacionit “Ibrahim Kodra”, artistë, personalitete të shquara të qytetit të Tiranës etj.

“U jam shumë mirënjohës të gjithëve atyre që kontribuan që, veprën që i takonte kryeqendrës së shqiptarëve, kryeqytetit të Shqipërisë, sot e kemi këtu në sheshin “Skënderbej”, mu përballë ndërtesës së vjetër të Parlamentit dhe që rrezaton me bukurinë e saj mistike por me mesazhet e forta të artit të Kodrës  e gatshme për tu vizituar, siç kanë filluar ta vizitojnë edhe në ditët që i paraprinin inaugurimit të sotëm zyrtar dhe një pjesë e krenarisë sonë për një artist të madh  e të dashur për artdashësit botërorë që e njohin me emër e mbiemër, që njohin e lakmojnë artin e tij dhe që sot e tutje do të kenë mundësinë që këtu në Tiranë të kenë edhe një pikë tjetër reference, artin e Ibrahim Kodrës”, deklaroi  kryebashkiaku Basha.

Top Channel