Srebrenica, të rinjtë e Beogradit sfidojnë urdhrin e policisë

11/07/2015 00:00

Aktivistët e shoqërisë civile protestuan në Beograd kundër urdhër-ndalimit të një aktiviteti në kujtim të viktimave të masakrës së Srebrenicës.

Kundër tyre protestuan grupet radikale në krye me Vojisllav Sheshel, duke bërë që Serbia ta presë përvjetorin e masakrës mes mohimit dhe përuljes.

“Ajo që ne donim të tregonim nga Beogradi është se ekzistojnë njerëz, të cilëve iu vijen keq për atë që ka ndodhur në emër të tyre gjatë viteve ’90”, deklaroi Anita Mitiç, drejtore e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.

Top Channel