Vlorë, përmbyset automjeti; aksidentohen turistët italianë

11/07/2015 00:00

Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor paraditen e së shtunës në Vlorë, në aksin që të çon tek Uji i Ftohtë.

Nga informacionet e fundit mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën e pikut, kur një prej automjeteve është përmbysur.

Autoritetet lokale njoftojnë se makina në fjalë ka qenë një furgon me targë “CN 174 AH”, në të cilin udhëtonin tre turistë italianë. Turistët e huaj nuk kanë pësuar dëmtime.

Drejtuesi i furgonit, Leonardo Cocco është përplasur me një makinë tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi Klajdi Alibehaj, i cili ka marrë lëndime të lehta në trup.

Ndërkohë, automjeti tjetër i përfshirë në aksident ka qenë një “Toyota” me targë “VL 1600 C”.

Top Channel