Frikë nga fluturimi? Ja disa këshilla nga psikologët

11/07/2015 00:00

Nuk është e re aviofobia, por frika e fluturimit na step kur duhet të udhëtojmë për pushime apo për punë.

Frika e fluturimit është një nga ndjesitë më të zakonshme në botën moderne bashkë me agorafobinë (frika nga merimangat) dhe acrofobia (frika nga lartësitë).

Express.co.uk jep disa këshilla të psikologut Rob Stewart, i cili shpjegon se si të mbajmë veten të qetë dhe të mposhtim frikën. Mos harroni: Sipas statistikave, një person në 5862 mund të vdesë nga aksidentet ajrore, ndërsa një në 272 persona nga aksidentet rrugore.

Cila është frika më e madhe kur fluturojmë?

Frika e fluturimit mund të shfaqet nga disa shkaqe, që nga prishja e avionit e deri tek terrorizmi. Megjithatë, fluturimi në vetvete nuk është zakonisht çështja, por ankthi që përjeton në avion pa e patur idenë se si ta menaxhosh, apo të ndihesh i bllokuar dhe jashtë kontrollit. Të jesh në avion është një hapësirë e kufizuar, ku njerëzit mund të kenë atake paniku.

Ja dhjetë këshilla si të mposhtni frikën:

• Para se të fluturoni lexoni ose bëni kurse fluturimi, disa njohuri më tepër dhe përvoja e udhëtimit ju përgatisin për gjëra reale, dhe ju bën të keni  më shumë besim në vetvete.

• Përdorni imagjinatën para fluturimit. Mendoni sikur po shkoni në aeroport, hipët në bordin e avionit, dhe po fluturoni. Do të shihni se ankthi ju rritet, pastaj eventualisht do të zhduket. Sa më shumë ta praktikoni këtë imagjinatë para se të fluturoni, më pak e stimuloni trurin tuaj të ketë frikë kur të fluturoni vërtetë.

• Ndajeni shqetësimin tuaj me ata që keni afër. Nëse e dini që miqtë apo familjarët janë të vetëdijshëm për frikën tuaj, jo vetëm që do t’ju mbështesin, por do t’ua bëjnë më të lehtë.

• Praktikoni më herët përqëndrimin, kjo ndodh kur ne mësojmë të tërheqim vëmendjen tonë drejt diçkaje tjetër. Truri juaj do ju tërheqë vëmendjen drejt mendimeve shqetësuese, pamjeve dhe ndjesive. Nëse praktikojmë largimin e vëmendjes para se të nisemi, do të jetë më e lehtë.

• Në aeroport: mundohuni të mos pini alkool, të merrni ilaçe kundër ankthit, të kërkoni siguri, të kërkoni për daljen, të mbani frymëmarrjen. Të gjitha këto sjellje do ju bëjnë të mendoni se keni gjithçka në kontroll, por në fakt, ju bëjnë më vigjilent se sa duhet dhe më shumë të prirur drejt ankthit. Trupi jonë është i lidhur me trurin dhe disa sjellje do të jepnin sinjale kërcënuese dhe do të rrisin ankthin.

• Në avion: analiza e vetvetes nuk është një mik i mirë kur vjen puna te ankthi. Ju mund të diskutoni me vete lidhur me sigurinë në avion, por kjo nuk është një mënyrë ndihmuese për të mposhtur ankthin.

• Pranoni ankthin tuaj, por mos e ushqeni atë. Ankthi është një reagim psikologjik, dhe fokusoni vëmendjen tuaj në diçka tjetër për të mos e rritur më tepër.

• Bëni aktivitete argëtuese. Fluturimet mund të jenë të mërzitshme, kështu që siguroheni që të largoni vëmendjen duke lexuar një libër, duke parë një film, duke zgjidhur një fjalëkryq etj. Do të ndjeheshit më shumë në ankth nëse nuk do të kishit gjë për të bërë.

• Flisni me ata që keni përreth. Edhe pse mund të fluturoni vetëm, përreth mund të keni njerëz që do ishin të lumtur të bisedonin me ju. Psikologët thonë se kur bisedojmë me njeërz të tjerë, trupi lëshon oxytocin. Kjo e fundit quhet “hormoni përqafues” që na jep ndjesinë se jemi shumë të lidhur me të tjerët. Ky është një luftues natyral i hormonit të stresit, cortisol, dhe na bën të ndjehemi më të qetë.

• E fundit, kujtoni arsyen e udhëtimit tuaj! Mund të fluturoni për pushime apo punë, por e rëndësishme për të shmangur ankthin është të fokusoheni në gjërat e rëndësishme që ju presin. Kjo ju ndihmon shumë.

Top Channel