Harrison Ford, për herë të parë në publik pas aksidentit

11/07/2015 00:00

Aktori Harrison Ford tha se “është mirë” gjatë shfaqjes së tij në publik, e para që nga aksidenti me avion, në muajin mars të këtij viti. Ai u duartrokit nga fansat e tij, teksa u ngjit në skenë në San Diego’s Comic-Con për t’iu bashkuar bashkëaktorëve të Star Wars.

72-vjeçari theu një këmbë, pasi avioni me të cilin udhëtonte ra mbi një fushë golfi në Kaliforni. Ford tha se ndjehet mirë që u kthye në rolin e Han Solo.

“Star Wars origjinal ka qenë fillimi i punës time, dhe jam shumë i lumtur që jam sërish pjesë e historisë dhe e grupit të aktorëve”, tha Ford.

Top Channel