Bulqizë, banorët kundërshtojnë devijimin e rrugës

11/07/2015 00:00

Dhjetëra banorë të dy fshatrave në Çerenec të komunës Gjoricë kanë protestuar të shtunën në vendin ku po ndërtohet rruga Ura e Çerenecit-Librazhd.

Shkak i protestës është devijimi i projetit të rrugës që firma ka nisur të ndërtojë. Banorët u shprehën se devijimi i saj nuk u shërben atyre, por vetëm firmës për qëllime fitimi.

Banorët Liman dhe Bujar Mjeshtri, Altin Myftari dhe Fehmi Muka thanë se ndërtimi i kësaj rruge ka filluar që në vitin 2012 dhe se “gjatë punimeve firma u ka dëmtuar tokat dhe disa shtëpi, pa dhënë asnjë dëmshpërblim”.

Ndër të tjera, banorët thanë se me devijimin e rrugës, firma po lë pa përfshirë të paktën 80 shtëpi, që ishin të përfshira në projektin e parë.

Banorët u bënë thirrje strukturave kompetente të ndërhyjnë, në mënyrë që rruga të ndërtohet sipas projektit të nisur në vitin 2012, në të kundërt nuk do të lejojnë që firma të vijojë punimet.

Top Channel