Armë dhe kanabis në shtëpi, arrestohet 26-vjeçari

11/07/2015 00:00

Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi i janë gjetur në shtëpi armë dhe drogë. Burime zyrtare bënë të ditur se Endri Kolaci është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe kultivim e shitje të narkotikëve.

Në shtëpinë e të riut, sipas policisë, janë gjetur një pistoletë tip EKOL, një krehër me pesë fishekë të kalibrit 6.35, 10 fishekë të kalibrit  5.6 mm, disa bimë kanabis me gjatësi 0.6- 1.2 m dhe një boçe, lëndë e thatë kanabis.

Top Channel