Bastian Schweinsteiger largohet nga Bajerni, do luajë për Manchester Utd

11/07/2015 00:00

Bastian Schweinsteiger nuk do të jetë më lojtar i Bajernit. Ka qenë një zgjedhje e mesfushorit për të provuar një aventurë të re, këtë herë me fanelën e Manchester United në Angli.

Lajmi është konfirmuar nga vetë drejtuesit e Bajernit.

“Basti po ikën tek Manchester-i sepse ishte dëshira e tij, dhe ne ishim të detyruar t’ja plotësonim. U munduam ta bindnim, por ky vendim i tij është i kuptueshëm”, deklaroi kreu ekzekutiv i kampionëve gjermanë, Karl-Heinz Rummenigge, duke hedhur poshtë zërat se veç Shvajnit, drejt Premier Ligës do të udhëtonte edhe Thomas Muller.

“Kajzeri” ka shprehur keqardhjen për largimin e mesfushorit, pas 17 viteve me fanelën e Bajernit dhe i ka premtuar atij një vend si drejtues, kur të vendosë të mbyllë karrierën në futbollin e luajtur.

“I thashë që kur të vendosë të mbyllë karrierën, duhet të ulemi për të biseduar rreth së ardhmes së karrierës së tij të dytë, si nje funksionar i Bajernit”, deklaroi ai.

Top Channel