Serena Williams fiton Wimbledon, i gjashti

11/07/2015 00:00

Nuk ka asnjë surprizë. Serena Williams mposhti 2-0, (6-4, 6-4) Grabine Muguruza dhe ngriti lart trofeun e gjashtë të Wimbledon-it në karrierën e vet.

Në fakt për tenisten amerikane, nuk bëhej fjalë vetëm për titullin e Wimbledon-it, por për ambicien për të hyrë në histori.

Talenti dhe dëshira e tenistes së re spanjolle, nuk mjaftuan përballë përvojës dhe dëshirës së Serena-s, për të ngritur lart trofeun, njëri prej më të rëndësishmëve për këtë sport.

Nëse ajo arrin të fitojë edhe “US Open”, më vonë gjatë këtij viti, Williams do të futej cilësohej si tenistja më e mirë e historisë, me 21 tituj “Grand Slam”.

Top Channel