Vuillermoz fiton etapën e 8-të, zhgënjejnë pretendentët

11/07/2015 00:00

Etapa e tetë e këtij edicioni të Turit të Francës është fituar nga Alexis Vuillermoz, ndjekur nga Daniel Martin dhe Valverde, i cili nisej si favorit në këtë garë.

Vuillermoz kaloi i pari finishin e garës prej 181.5 kilometra, nisur nga Rene e mbyllur në Mur de Bretagne, duke djegur parashikimet e analistëve për një fitues mes Zdenek Stibar dhe Hoakim Rodriguez, apo Piter Sagan me Alehandro Valverde.

Sa i përket rënditjes së përgjishme, Chris Froome ruan fanelën e verdhë, pra vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm, ndjekur nga Sagan.

Turi i Francës rikthehet ditën e nesërme në Top Channel me etapën e nëntë Vannes-Plumelec, një etapë kronometër prej 28 kilometrash e gjatë.

Top Channel