Durrës, të shtëna me armë në mes të qytetit

11/07/2015 00:00

Një konflikt për motive të dobëta mes të rinjsh është shoqëruar me të shtëna armë në një nga rrugët më të frekuentuar të qytetit të Durrësit.

Ngjarja ndodhi në bulevardin “Dyrrah”. Fatmirësisht nga të shtënat e armëve nuk janë regjistruar të dëmtuar.

Menjëherë shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja me makinë.

Ai është kapur në afërsi të tregut të fruta-perimeve, pranë shkollës 9-vjeccare “Marie Kaçulini”. Sipas burimeve policore i ndaluari është shtetasi Dritan Reka, 30 vjeç me banim në Durrës, i cili lëvizte me automjetin tip Golf me targa “AA710KK”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa policia është vënë në kërkim dhe personin tjetër të përfshirë në konflikt.

Top Channel