Morinë, arrestohet shtetasi kosovar i dënuar për vjedhje në Gjermani

11/07/2015 00:00

Policia Kufitare në Morinë ka ndaluar shtetasin kosovar, Basri Gashi, i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane.

Ndaj Gashit në Gjermani ekziston një vendim i drejtësisë, që e ka shpallur atë fajtor për akuzën e vjedhjes dhe e ka dënuar me 10 vite burgim.

Policia njoftoi nisjen e procedurave për ekstradimin e tij.

Top Channel