Sarandë, shpërthen predha, plagosen dy adoleshentë

11/07/2015 00:00

Dy të adoleshentë janë plagosur pas shpërthimit të një predhe në qytetin e Sarandës.

Të rinjtë ishin duke mbledhur hekurishte kur ka ndodhur shpërthimi, si pasojë e të cilit kanë marrë plagë në trup.

Policia e Sarandës thotë se shpërthimi ka ardhur pas përpjekjes prej të rinjve për të ndarë në dy pjesë predhën.

Fatmirësisht ka shpërthyer vetëm pjesa e diskut të predhës, dhe kjo ka bërë që të rinjtë të mos marrin plagë të forta në trup.

Top Channel