Kapet vrasësi i bariut në malin e Gramozit

12/07/2015 00:00

Policia ka njoftuar arrestimin e autorit të vrasjes së bariut në Malin e Gramozit, ku shtetasi Abas Isa, 54 vjeç, banues në Kreshovë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Mario Laho.

Si rezultat i operacionit policor në zonën ku dyshohej se mund të ishte fshehur autori si dhe me ndihmën e negociatave nga ana e familjarëve, u bë e mundur kapja dhe  arrestimi i tij, në afërsi të pyllit në malin e Gramozit, rreth orës 01:00 të së dielës.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel