Kapen 6 kg marijuanë në kufirin Kosovë-Shqipëri

12/07/2015 00:00

Në kufirin Kosovë-Shqipëri, në orët e vona të së shtunës, janë kapur 6 kg substancë narkotike e llojit marijuanë.

Njësitë e Doganës së Kosovës kanë kapur lëndën narkotike gjatë një kontrolli rutinor në Vërmicë. Përmes një komunikate për shtyp, Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se substanca narkotike u gjet në makinën e një shtetasi të Republikës së Shqipërisë, gjatë hyrjes së tij në Kosovë.

“Gjatë kontrollit nga ana e oficerëve doganorë është gjetur substanca e fshehur nën ulësen e pasme të automjetit”, thuhet në komunikatë.

Top Channel