Tiranë, arrestohet 13-vjeçari. U kap duke qëlluar me automatik në ajër

12/07/2015 00:00

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e një 13-vjeçari me iniciale K.C., pasi është kapur në flagrancë duke qëlluar në ajër me një armë zjarri automatik, model 56.

Kapja e të miturit u bë në Allias.

Ky shtetas është ndaluar disa herë nga ana e Policisë së Tiranës në 4 muajt e fundit pasi njihet si person problematik, por për shkak të moshës është proceduar në gjendje të lirë.

Top Channel