Irina Shaik bën banjo në Paris

12/07/2015 00:00

Irina Shaik është nëjra nga modelet më të kërkuara. Prandaj, në ditën kur është pushim, ajo duket se e shfrytëzon për të qëndruar vetëm, por edhe për t’u relaksuar.

Në llogarinë e saj në Facebook, bukuroshja ruse ka postuar një foto ku shihet duke bërë banjo. Si përshkrim për foton ka shtuar: “Më në fund një ditë pushim”.

Irina shihet duke bërë banjo në një vaskë të kuqe, në një hotel luksoz në Paris. Në foto duket vetem koka dhe njëra prej këmbëve të 29-vjeçares, të cilën e ka ngritur ajo vetë.

Ky relaksim vjen pas një aktiviteti bamirës në Paris, ku Irina ishte paraqitur e gjitha në të kuqe, pasi fustani i saj i shkurtër, çanta dhe takat e saj ishin me këtë ngjyrë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel