Durrës, mungojnë rojet bregdetare në plazh

12/07/2015 00:00

Edhe gjatë këtij sezoni turistik pushuesit po i frekuentojnë plazhet e Adriatikut pa praninë e rojeve bregdetare.

Kullat e vrojtimit të ngritura në breg të detit jo vetëm që janë të braktisura nga rojet, po konsiderohen si konstruksione të pasigurta nga pushuesit për shkak të mosmirëmbajtjes dhe kthimit në vend-lojë për fëmijët.
 
Kullat e vrojtimit në plazhin e madh të Durrësit dhe te Shkëmbi i Kavajës janë bosh, ndërsa në plazhe nuk kanë munguar viktimat.

Sipas pushuesve, prania e të rinjve të specializuar për të dhënë ndihmë në plazhe do të ofronte shërbimin dhe sigurinë e kërkuar gjatë stinës së nxehtë.

Top Channel