Khole Kardashian, në palestër

12/07/2015 00:00

Ajo është duke i qëndruar pranë së motrës, Kourtney Kardashian, e cila është duke u ndarë nga bashkëshorti Scott Disick, por adhuruesja e palestrës, Khole Kardashian gjen kohë për t’u marrë edhe me aktivitete sportive.

Khole ka postuar një foto në Instagram, ku shihet në palestrën e saj private në shtëpi. Aty duken edhe veglat me të cilat ushtron ajo, ndërsa kishte veshjen e përshtatshme për palestër.

Më të njëjtën veshje ajo u pa edhe në Regency Salon Studios disa orë më vonë, që dëshmon se të shtunën ajo e kishte rezervuar për t’u marrë vetëm me sport.

Të premten, Khole kishte postuar foto, ku ishte me të motrën Kourtney, e cila është duke kaluar disa çaste të vështira, pasi është duke u ndarë nga bashkëshorti i saj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel