Gjirokastër, shtohen punimet artizanale. Kërkesat e turistëve janë në rritje

12/07/2015 00:00

Në Gjirokastër vetëm gjatë vitit të fundit numri i punimeve artizanale të ofruara në funsksion të tregut turistik është gati trefishuar. Gëzim Hoxha nga Berati thotë se familja e tij jeton tashmë prej prodhimit të shportave.

Ai e nisi këtë biznes për të plotësuar të ardhurat e famijes së tij, ndërsa tani shitja e tyre realizon të vetmet të ardhura. Gëzimi thotë se vazhdimisht ndihet nevoja e modeleve të reja që po e bën punën e tyre më të larmishme.

“Kam nisur që në moshën 16-vjeçare ta bëj këtë punë dhe sot jam 51. E dua shumë këtë punë. Materialet i mbledhim nga lumi”, thotë Gëzimi.

Një tjetër artizane nga Gjirokastra, Hëna Gaba, vuri në funksion modelet e mësuara në shtëpi nga nëna dhe gjyshja për t’u paraqitur në tregun e suvenireve me origjinalitet.

“Punoj zakonisht çentro, por edhe byzylyqe e unaza. E kam mësuar këtë punë që 6 vjeç. E ushtroj këtë zanat për të fituar dhe për kënaqësi”, thotë Hëna.

Objektivi i përgjithshëm i kësaj iniciative të përfaqësuesve të komunës Pogon dhe partnerëve të tyre në Gjirokastër është të mbështesë mbijetesën e zanateve tradicionale, të tilla si qeramika, zdrukthtaria, punimet e gurit, punimet me dru, zejet traditcionale të përpunimit të metaleve, lëkurëve, punimet artistike në dorë, kostumet, të cilat po konsiderohen si një atraksion jo vetëm turistik, por edhe në funksion të ruajtjes së traditës së larmishme të zonës.

Top Channel