Etapa e nëntë e Turit të Francës, kronometri ekipor

12/07/2015 00:00

Etapa e nëntë e Turit të Francës, nga Vane në Plumelek, e gjatë 28 km, është një garë në të cilën do të vendosë kronometri, pra koha më e mirë e çdo skuadre.

Kjo është hera e parë që prova e kronometrit ekipor zhvillohet në këtë fazë të Turit të Francës.

Skuadra e parë niset në orën 15:00, ndërkohë që të tjerat startojnë me nga 5 minuta diferencë. Edhe pse janë shumë pak kilometra, kjo garë shihet si jo shumë e lehtë nga analistët e këtij sporti, pasi rruga është e pabesë dhe për të arritur rezultatin maksimal duhet që forca fizike dhe ajo nervore të jenë në fazën e tyre më optimale.

Top Channel