Arratiset lordi meksikan i drogës, Joaquin Guzman

12/07/2015 00:00

Joaquin Guzman, lordi meksikan i drogës i njohur ndryshe si “El Chapo”, është arratisur për të dytën herë nga burgu i sigurisë së lartë ku vuante dënimin me më shumë se 20 vite heqje lirie.

Në një njoftim të Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Meksikës thuhet se për herë të fundit, Guzman ishte parë mbrëmjen e së shtunës në dushet e burgut e Altiplano-s.

“El Chapo” ka qenë lider i kartelit famëkeq “Sinaloa”, i cili ka trafikuar sasi të jashtëzakonshme lëndësh narkotike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kapja e tij në 2014-ën u përshendet si një fitore e madhe e qeverisë.
 
Arratisja e parë e Guzmanit pas arrestimit në Guatemalë në vitin 1993, daton në vitin 2001, kur arriti të largohej nga burgu i fshehur në një kosh rrobash të palara pasi i kishte dhënë ryshfet gardianëve.

Top Channel