Sulmi me avion pa pilot, vritet një nga krerët e ISIS

12/07/2015 00:00

Hafiz Saeed, lideri i degës se ISIS-it që vepron në Afganistan e Pakistan, ka mbetur i vrarë gjatë një sulmi ajror me avionë pa pilot.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e së premtes në Achin, në provincën lindore afgane të Nangarhar-it, ku bashkë me Saeedin thuhet të kenë gjetur vdekjen e gati 30 militantë të tjerë të Shtetit Islamik.

Për këtë lajm të përcjellë nga Agjensia afgane e Inteligjencës nuk ka një verifikim të pavarur.
 
Te martën, po nga një sulm me drone raportohet të jetë vrarë edhe një tjetër figurë e rëndësishme e ISIS, Shahidullah Shahid, nje ish-pjesëtar i grupimit të talebaneve në Pakistan, i cili kaloi më pas në radhët e Shtetit Islamik.

Top Channel