Vrasja në Malin e Gramozit, policia gjen armën e krimit

12/07/2015 00:00

Policia ka bërë të ditur se ka gjetur mesditën e së dielës armën e krimit tipit “Kallashnikov” me të cilën u vra shtetasi Mario Laho, mbrëmjen e së premtes në malin e Gramozit.

Arma u gjet e fshehur në një sipërfaqe toke të mbjellë, në pronësi të autorit, Abas Isa, i cili u arrestua në afërsi të pyllit në malin e Gramozit, rreth orës 01:00 të së dielës.

Sipas të dhënave të policisë, ngjarja ndodhi në malin e Gramozit pranë Piramidës nr.4, mbrëmjen e së premtes, ku pas një konflikti për motive të dobëta, mes dy barinjve shtetasi, Abaz Isai, banues në Kreshovë-Ersekë ka plagosur me armë zjarri shtetasin Mario Laho, vjeç 26, banues në fshatin Starje, i cili ndërroi jetë më pas në spital.

Top Channel