Kapen me kokainë e kanabis, 3 të arrestuar, dy nga Kosova

12/07/2015 00:00

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë mesditën e së dielës në kryeqytet, pasi në momentin e ndalimit, atyre u janë gjetur sasi kokainë dhe kanabis sative.

Sipas bluve të kryeqytetit të arrestuarit janë dy shtetasit nga Kosova me inicialet D.A dhe L.A., të cilëve i është gjetur lënda narkotike, si dhe 33-vjeçari nga Tirana M.A., i cili sipas policisë dyshohet se është një ndër shpërndarësit e lëndëve narkotike në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Ndërkaq, veç lëndës narkotike, është gjetur dhe një armë zjarri tip pushkë, e cila mbahej nga 33-vjeçari nga Tirana.

Nga ana e saj, Policia e Tiranës është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të aktivitetit të personave të ndaluar dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë linjë të trafikut të lëndëve narkotike.

Top Channel