Turi i Francës, skuadra BMC është fituese e etapës së nëntë

12/07/2015 00:00

Me 52 km/h skuadra e BMC triumfon etapën e 9 të Turit të Francës, garë në të cilën vendosi kronometri.

Ekipi amerikan përshkroi kohën më të mirë duke përshkruan 28 km në 32 minuta e 16 sekonda.

Në vendin e dytë, me vetëm 1 sekondë më shumë u rendit skuadra Sky, ku bën pjesë edhe mbajtësi i fanelës së verdhë, Chris Froome, ndërsa në vendin e tretë, me 4 sekonda diferencë, u rendit ekipi i Movistar.

Sa i përket renditjes së përgjithshme, britaniku Froome vazhdon të kryesojë i ndjekur nga sllovaku Peter Sagan.

Top Channel