Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, e konsideroi marrëveshjen si një “luftë të ashpër” dhe se tashmë vendi i tij do të përballet me vendime të vështira.

“Morëm përsipër përgjegjësinë për vendimin e shmangies së planeve ekstreme nga rrethet konservative europiane. Arritëm të ristrukturonim borxhin dhe të siguronim një financim afatmesëm”, tha Tsipras në reagimin e tij të parë pas arritjes së marrëveshjes.

“Greqia do të vazhdojë luftën për ringritje”, shtoi kryeministri grek.

Top Channel