Pesë këshilla për të qenë të lumtur

13/07/2015 00:00

Si të jeni të lumtur? Është një pyetje shumë e thjeshtë por e mistershme, sidomos nëse merrni në konsideratë që njerëz të ndryshëm kanë perceptim të ndryshëm për lumturinë.

Lumturia përfshin një gamë të gjerë emocionesh mendore pozitive. Happify, një kompani që përdor shkencën dhe teknologjinë për të inkurajuar njerëzit të jetojnë të lumtur jep 5 këshilla bazë që ndan njerëzit e lumtur nga të tjerët.

1.    Shijo momentin
Psikiatrja Carolina Cribari thotë: “Fokusohuni tek momenti”. Të jeni të pranishëm në momentin e tanishëm do ju ndihmojë të reduktoni stresin dhe mendimet negativ, sepse do të jeni të vetëdijshëm në atë çfarë po ndodh aktualisht, fizikisht në këtë moment.

2.    Mirënjohje për gjërat që kanë rëndësi
Psikologët thonë se mirënjohja fillon duke i kushtuar vëmendje të gjitha gjërave që keni kundërshtuar apo keni humbur në jetën tuaj. Janë disa gjëra për të cilat duhet të jeni mirënjohës: shëndeti i mirë, familja, miqtë, të keni një punë dhe një vend ku të jetoni. Por të jesh mirënjohës dhe për gjëra të vogla, si moti i bukur, një kek i shijshëm etj., është po aq e rëndësishme sa të jesh mirënjohës ndaj njerëzve në jetën tuaj.

3.    Kini si synim arritjet që janë kuptimplotë për ju
Objektiva kuptimplotë janë ato për të cilat keni një plan aktiv me hapa të veçantë. Çdo hap ju çon më afër arritjes së qëllimit, dhe asgjë nuk është më e mrekullueshme apo e gëzueshme se të arrish objektivin. Duke qënë aktiv në arritjen e një objektivi ju largoni mendimet pesimiste, që do t’ju çonin hapa prapa në të njëjtën situatë.

4.    Jepni nga vetja juaj
Të jeni bujarë dhe të jepni nga vetja, jo vetëm që ju ndihmon me vetëvlerësimin, por ju ndihmon dhe të shpërndani ndjenja pozitive ndaj atyre që tregoni bujarinë. “Të ndihmosh të tjerët është një mënyrë e mirë për të gëzuar shpirtin tuaj, duke parë se çfarë mund t’i ofroni të tjerëve. Më shumë të shihni jashtë vetes, dhe sa më pak kritik të jeni ndaj vetes tuaj, më të lumtur do të jeni”, thotë dr. James Andrea, një dentist që punon si vullnetar.

5.    Bashkëveproni me të tjerët
Ndjeshmëria, që për psikologun Arthur Ciaramicoli është aftësia për të kuptuar dhe për t’iu përgjigur një eksperience të caktuar të një personi tjetër, mund të mësohet dhe të praktikohet. Bisedoni me të tjerët, vendoseni veten në vendin e tyre, ndani pikëpamjet e ndryshme që keni. Ndjeshmëria ju mban larg egoizmit dhe ju bën të fokusoni mendjen në nevojat e të tjerëve.

Top Channel