Operacioni për vjedhjen e energjisë, 18 raste në një javë

13/07/2015 00:00

18 raste janë konstatuar vetëm brenda një jave nga operacioni i përbashkët Polici- OSHEE për vjedhjen e energjisë elektrile. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në rang vendi janë kryer plot 2995 kontrolle.

Në këto 18 raste janë arrestuar në flagrancë 4 persona, janë shpallur në kërkim pesë të tjerë dhe ndiqen në gjendje të lirë 9 persona.

Po gjatë kësaj periudhe janë ndërprerë 879 lidhje të abonentëve debitorë dhe 18 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 38 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Top Channel