Babai i Amy: Nuk jam i keq sa më përshkruajnë

13/07/2015 00:00

Mitch Winehouse tregon se regjisori i dokumentarit “Amy” ka qenë i vendosur ta përshkruajë atë si një personazh të keq.

Në fillim, Mitch e ka mbështetur këtë dokumentar që flet për jetën e vajzës së tij, Amy Winehouse, por pasi zbuloi disa të pavërteta, ai e ka kritikuar ashpër, duke thënë se regjisori Asif Kapadia e ka ndërtuar dokumentarin në atë mënyrë që ai të duket i keq.

“Ky film ka qenë i programuar. Ne nisëm të kuptonim kur miqtë kishin ndërprerë të jepnin intervistën, për shkak të pyetjeve që u ishin drejtuar, e që kishin të bënin me marrëdhënien time me të. Shumë prej të intervistuarëve shpreheshin se ne kishim një marrëdhënie të fortë, por ata vazhdonin të pyesnin akoma. Ata kishin nevojë për diçka të keqe dhe më gjetën mua. U siguruan që videoja dhe intervistat të përshtateshin siç duhet”, ka thënë Mitch, babai i Amy Winehouse.

Por një nga menaxherët e këtij filmi shprehet se, filmi është totalisht i vërtetë, sidomos ndaj Mitch, për të cilin nuk është shpikur asgjë.

Top Channel