Tiranë, rihapet qendra tranzitore e emergjencave. Strehë për 170 romë e egjiptianë

13/07/2015 00:00

Rreth 170 romë dhe egjiptianë janë strehuar pranë qendrës tranzitore të emergjencave, në Shish Tufinë, e cila është rehabilituar tërësisht.

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi tha se, në këtë qendër do të ofrohen shërbime të ndryshme komunitare për njerëzit në nevojë dhe se familjet në nevojë mund të akomodohen këtu për një periudhë 24-mujore.

Për ndërtimin e kësaj qendre tranzitore të emergjencave është dhënë një fond prej 128 mijë eurosh nga Bashkimi Europian.

Progami për ndërtimin e kësaj qendre, me 10 ambjente banimi dhe një kënd lojrash, është zbatuar nga programi i Kombeve të Bashkuara.

Top Channel