Plazh në Drinin e Zi, banorët e zonës preferojnë lumin

13/07/2015 00:00

Banorët e Peshkopisë dhe zonave përreth kanë zgjedhur të frekuentojnë plazhet në anën e lumit të Drinit të Zi. Një mënyrë më ekonomike pushimesh, por që sipas pushuesve është edhe më e sigurta, për shkak të pastërtisë së madhe të ujërave të lumit.

“Uji deri në mesditë është shumë i mirë. Por veçse këtu është uji shumë i cekët dhe nuk kemi histori dërrasash për të lëvizur fëmijët”, thotë një pushues.

“Çdo vit shoh ndryshime qoftë në mentalitet, qoftë në infrastrukturë, por prapë ka akoma gjëra që mund të tërheqin më shumë njerëz që do të frekuentojnë vazhdueshëm lumin Drin. Një ndër idetë që dëgjojmë shpesh është pse jo dhe një linjë autobuzi për qytetarët për të frekuentuar më shumë gjatë verës lumin Drin”, thotë një tjetër pushues.

Pamjet piktoreske të shtratit të Drinit uji i pastër ka bërë që pushuesit të shtohen çdo ditë. Por infastruktura është ende e papërshtatshme.

Plazhet e krijuara nuk përballojnë dot kërkesën e madhe, ndërkohë që nga ana e autoriteteve vendore nuk ka patur asnjë projekt konkret për të mbështetur turizimin në këtë zonë si një mundësi shumë të mirë punësimi.

Top Channel