Krimet e Rënda lënë në burg Vladimir Gjutajn

13/07/2015 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda, në një seancë të mbajtur këtë të hënë ndaj Vladimir Gjutës, ka refuzuar kërkesën e të pandehurit për heqjen e masës së sigurisë.

Vladimir Gjuta akuzohet si autori i vendosjes së sasisë së tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Seanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura, por nga burime zyrtare mësohet se trupi gjykues ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”.

Gjutaj u arrestua muajin e kaluar në tunelin e Kalimashit, në një operacion të forcave të policisë dhe atyre të repartit RENEA, pas një periudhe të mbajtur nën vëzhgim.

Top Channel