Rumani, kryeministri Ponta përballet me 3 akuza për korrupsion

13/07/2015 00:00

Tre akuza për korrupsion janë ngritur ndaj kryeministrit rumun Viktor Ponta në përfundimin e një hetimi të shtrirë në kohë.

Ponta duhet t’i përgjigjet aktpadisë për mashtrime, evazion fiskal dhe pastrim parash, shkelje që datojnë në periudhën kur punonte si jurist përpara se të bëhej kryetar i ezekutivit të vendit në vitin 2012.

Agjencia rumune e anti-korrupsionit njoftoi se një pjesë e pronave të Pontës janë sekuestruar në pritje të vendimit të gjykatës. Vetë shefi i qeverisë i ka hedhur poshtë me forcë të gjitha akuzat.

Top Channel