Rusi, shembja e kazermës u merr jetën 23 ushtarëve

13/07/2015 00:00

Shembja e pjesshme e një kazerme në qytetin siberian të Omskut u ka marrë jetën 23 ushtarëve rusë. 19 të tjerë u nxorën të gjallë nga rrënojat, ndërsa 5 ushtarë rezultojnë të zhdukur.

Në momentin e incidentit të ndodhur gjatë natës, në kompleksin stërvitor ndodheshin më shumë se 300 ushtarë. Godina ishte rikonstruktuar një vit më parë dhe besohet se shkaku i shembjes është bërë pikërisht cilësia e dobët e punimeve.

Autoritetet kanë hapur menjëherë një hetim për neglizhencë. Të gjithë ushtarët e nxjerrë nga gërmadhat kanë lëndime në trup dhe ata në gjendje më të rëndë shëndetësore u dërguan në Moskë për trajtim mjekësor.

Top Channel